Përfundon gjyqi Lapaj-Shehaj: Vendim me gjobë, jo shpifje

21 janar 2026 | 12:00

Ka përfunduar gjyqi për padinë për shpifje që kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i kishte bërë kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Gjykata e ka shpallur të fajshëm Shehajn për fyerje, por jo për shpifje, duke e dënuar me një gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve.

Në vendim është theksuar se akuzat nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa deklaratat e Shehajt janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.

Kujtojmë se nga kreu i Mundësia ishin hedhur akuza të rënda ndaj Adriatik Lapajt. Në shkurt të vitit të kaluar Shehaj kishte akuzuar Lapajn si sekser dhe manipulues pronash të jugut në bashkëpunim me vjehrrin si kryetar gjykate në Sarandë. Gjithashtu, ai e kishte akuzuar Lapajn si të lidhur me krimin e organizuar. Adriatik Lapaj ishte mbrojtur publikisht duke thënë se këto janë shpifje dhe e kishte paditur në gjykatë.

Pas disa muajsh gjyq, vendimi për fyerje është marrë në favor të Lapajt, por sipas Gjykatës së Posaçme, akuzat e rënda të Shehajt nuk janë shpifje. Pra duket një qëndrim politikisht në mes, që i jep një fitore të vogël secilës palë.

Mbetet për tu parë nëse Vendimi i Gjykatës së Posaçme i gjyqtarit Erjon Çela do të ankimohet nga palët në apelin e GjKKO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës,…