
Përfundon mbledhja e deputetëve të LV-së, sot nuk do të ketë takim me LDK-në
Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur të mërkurën takimin e grupit parlamentar.
Pas takimit që ka zgjatur rreth një orë askush nuk ka dhënë sqarime se për çka është biseduar. Por deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu, ka thënë se për mbledhjen do të njoftojnë nëpërmes një komunikate për medie lidhur me se çka është biseduar.
E pyetur nëse sot do të ketë ndonjë takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haxhiu nuk beson se një takim i tillë do të ndodhë.
Vetëvendosje ka dal partia e para në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa ende nuk kanë arritur një pajtueshmëri me LDK-në për formimin e koalicionit qeveritar.
LDK-ja është duke insistuar që pjesë e marrëveshjes me LV-në të jetë edhe pozita e presidentit, por një gjë e tillë është duke u refuzuar nga partia e Albin Kurtit.
Nesër ( enjte) për orën 15:00 është caktuar seanca konstituive ku pikë e rendit të ditës përveç betimit të deputetëve do të jetë edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.
Sipas Kushtetutës partisë fituese i takon që ta propozojë emrin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.