Përfundon mbledhja e LDK-së, Zemaj tregon çka u diskutua
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është diskutuar rreth nominimit të kandidatëve për kryetar të komunave.
Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj pas përfundimit të mbledhjes ka thënë se shumica e kryetarëve aktual të kësaj partie, janë rikandiduar sërish, raporton Demokracia.com.
“Në mbledhjen e kryesisë biseduam për përgatitjen dhe nominimin e kandidatëve për kryetar të komunave. Ishte një numër i të nominuarve që e morën edhe përkrahjen e kryesisë, kryetari del me një deklaratë të plotë. Shumica e kryetarëve që janë aktualisht, do të rikandidojnë”, ka thënë ai.
Mbledhja e LDK-së ka nisur në orën 18:00, dhe veç kësaj, janë diskutuar edhe puna e forumeve të kësaj partie.
Ndërkohë, pritet një deklaratë nga ky subjekt rreth organizimit të partisë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të vitit 2021.



