Përfundon numërimi i votave: Këta janë 19 kandidatët më të votuar të LDK-së për deputetë
03 janar 2026
| 14:21
Ka përfunduar numërimi i votave për deputetë nga radhët e partive politike pas zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor.
Sipas rezultateve përfundimtare, janë publikuar emrat e 19 kandidatëve më të votuar të Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë marrë mbështetjen më të madhe nga votuesit e kësaj partie.
Nga këta kandidatë, LDK në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës do të përfaqësohet me gjithsej 15 deputetë, prej të cilëve 10 janë burra dhe 5 gra, në përputhje me rezultatin zgjedhor dhe kuotën gjinore.
Emrat e kandidatëve fitues pritet të certifikohen nga organet përkatëse zgjedhore në ditët në vijim, pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore.





