
Përfundon numërimi i votave me kusht në Prishtinë, ky është rezultati i fundit
22 tetor 2025
| 14:21
Në Prishtinë ka përfunduar numërimi i votave me kusht, nga shtatë vendvotimet. Sipas rezultateve të KQZ’së, Hajrulla Çeku i VV’së ka marrë 35.12% apo 72 vota.
Pas tij renditen Përparim Rama i LDK’së me 33.17% apo 68 vota dhe Uran Ismaili i PDK’së me 27.32% apo 56 vota. Nga rezultatet e përmbledhura, Përparim Rama renditet i pari me 33.71 përqind. Hajrulla Çeku renditet i dyti me 33.22 përqind dhe Uran Ismaili i treti me 27.65. Çeku renditet i pari edhe në votat e diasporës. Ndryshe, Rama dhe Çeku do të përballen në balotazh më 9 nëntor.