
Përfundon numërimi i votave me postë në Dragash – LDK e PDK shkojnë në balotazh
18 tetor 2025
| 17:57
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar tashmë numërimin edhe të votave me postë jashtë Kosovës për disa komuna. Një nga këto komuna është ajo e Dragashit.
Nga rezultatet, kjo komunë do të shkojë në balotazh, pasi që asnjëri nga kandidatët s’ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u shpallur fitues në raundin e parë.
Duhet shtohet se votat me kusht edhe të personave me nevoja të veçanta ende s’janë numëruar.
Rezultatet pas numërimit të votave me postë:
LDK – Bexhet Xheladini: 45.73%
PDK – Shaban Shabani: 27.95%
VV – Filiz Mustafa: 16.78%
VAKAT – Usmen Baldži: 5.21%
Nedžmidin Sejdilar: 4.33%