
Përfundon numërimi i votave me postë në Mitrovicë, Peci para Arian Tahirit të PDK-së
18 tetor 2025
| 17:37
Janë numëruar 100 për qind e votave me postë për komunën e Mitrovicës. Nga votat e numëruara prin Faton Peci i VV-së me 392 vota apo 55.92 për qind.
Pas tij renditet Arian Tahiri i PDK-së me 236 vota apo 33.67 përqind. E, në vendin e tretë është Gëzim Plakolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 71 vota nga diaspora.