 
                    Përfundon numërimi i votave të rregullta, këto janë rezultatet
                08 tetor 2019
                |  15:46
            
        Ueb faqja e KQZ-së ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të rregullta nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Sipas votave të rregullta, Vetëvendosje prin me 25.48 për qind të votave apo 202 mijë e 968 vota. Pas saj, renditet LDK-ja me 24.82 për qind të votave apo 197 mijë e 702 vota., PDK-ja është e treta me 21.24 për qind apo 169 mijë e 211 vota, koalicioni AAK-PSD është subjekti i katërt me 11.57 për qind apo 92 mijë e 149 vota, kurse koalicioni Nisma-AKR-PD është nën prag zgjedhor prej 5 për qind me 39 mijë e 495 vota apo 4.96 për qind.
Tash pritet numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        