Përfundon numërimi i votave të rregullta, këto janë rezultatet

08 tetor 2019 | 15:46

Ueb faqja e KQZ-së ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të rregullta nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas  votave të rregullta, Vetëvendosje prin me 25.48 për qind të votave apo 202 mijë e 968 vota. Pas saj, renditet LDK-ja me 24.82 për qind të votave apo 197 mijë e 702 vota., PDK-ja është e treta me 21.24 për qind apo 169 mijë e 211 vota,  koalicioni AAK-PSD është subjekti i katërt me 11.57 për qind apo 92 mijë e 149 vota, kurse koalicioni Nisma-AKR-PD është nën prag  zgjedhor prej 5 për qind me  39 mijë e 495 vota apo 4.96 për qind.

Tash pritet numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Linja Comodita Mattress ju prezanton dyshekun më ekskluziv i cili…