Përfundon numërimi në 6 QKN, vazhdon në 32 komuna të tjera

30 dhjetor 2025 | 10:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri të hënën në mesnatë, është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 6 Qendra Komunale të Numërimt.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara është 70 dhe u takojnë këtyre komunave: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8) dhe Mitrovicë e Veriut (22).

Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se sot, në Ditën e…