Përfundon numërimi në Dragash, LDK dhe PDK shkojnë në balotazh

12 tetor 2025 | 23:11
Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të komunës së Dragashit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Asnjëra nga partitë garuese nuk ka arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshëm për të fituar garën qysh në raundin e parë të zgjedhjeve.

Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini ka arritur të marrë 43.98%, ndërsa ai i PDK-së, Shaban Shabani 28.38%.

Me këtë rezultat në balotazh kanë shkuar LDK dhe PDK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 103 vendvotime të numëruara nga 105 sosh sa janë,…