Përfundon numërimi në Fushë Kosovë: VV dhe LDK shkojnë në balotazh

12 tetor 2025 | 23:23
Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Asnjëra nga partitë garuese nuk ka arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshëm për të fituar garën qysh në raundin e parë të zgjedhjeve.

Kandidati i VV-së Valon Prebreza ka arritur të marrë 45,14%, ndërsa ai i LDK-së, Besnik Osmani 36,62%.

Me këtë rezultat në balotazh kanë shkuar LVV dhe LDK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku, ka thënë se kjo parti…