Përfundon pas shtatë orësh takimi mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut

20 nëntor 2025 | 20:44

Pas afro shtatë orësh bisedimesh me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama është larguar mbrëmjen e sotme nga ambientet e Kryeministrisë. Ndërkohë, Balluku ende nuk është parë të dalë nga godina e qeverisë, duke shtuar interesin mbi zhvillimet e brendshme të ekzekutivit.

Takimi mes dy zyrtarëve më të lartë të qeverisë u zhvillua menjëherë pasi u bë publik vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila urdhëroi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hisen Berisha, gjeneral dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës…