Përfundon protesta e bizneseve

29 maj 2025 | 12:22

Ka përfunduar protesta e bizneseve kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), i cili parasheh daljen e detyrueshme të ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë.

Protestuesit, të cilët që nga ora 10:00 kishin bllokuar hyrjet kryesore të Prishtinës me kamionë dhe mjete të rënda transportuese, tashmë i kanë larguar ato, duke liruar rrugët dhe duke mundësuar normalizimin e qarkullimit.

Protesta është organizuar nga përfaqësues të bizneseve që e konsiderojnë këtë vendim të padrejtë dhe të dëmshëm për aktivitetin e tyre ekonomik.

Sipas tyre, dalja në tregun e lirë të energjisë do të sjellë rritje të kostove dhe vështirësi të mëdha financiare për kompanitë.

Pavarësisht paralajmërimeve që rrugët do të bllokoheshin tërësisht për dy orë, organizatorët kanë lejuar që një trasë e rrugës të jetë e hapur për qarkullim, si shkak i ushtrimeve “Defender 2025” që po zhvillohen në Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aurora Tarakaj shpall të pavlefshme diplomën e sh.m. dhe tri…