Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

07 mars 2022 | 21:23

Raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë i mbajtur në Bjellorusi përfundoi, pas më pak se tre orësh.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, ka bërë të ditur për përfundimin e rundit të tretë të negociatave Ukrainë – Rusi në Bjellorusi, duke thënë se nuk është arritur përparim që përmirëson shumë situatën.

“Ka përparim në përmirësim të logjistikës së korridoreve humanitare… konsultimet intensive kanë vazhduar për armëpushim dhe garanci për sigurinë”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Përmes një videoje ai ka bërë të ditur se negociatat do të vazhdojnë për të diskutuar armëpushimin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbajë një “fjalim historik”…