Përfundon rinumërimi i votave, këta janë 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar rinumërimi i plotë i votave nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.
Sipas njoftimit të KQZ-së, procesi i rinumërimit është përmbyllur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke hapur rrugën për certifikimin e rezultateve përfundimtare. Në bazë të këtyre rezultateve, janë përcaktuar 120 deputetët e rinj që do të përbëjnë Kuvendin e Kosovës.
Sipas ndarjes së ulëseve:
• Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 57 deputetë; • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 22 deputetë; • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 15 deputetë; • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 6 deputetë; • Lista Serbe ka siguruar 9 deputetë;
Ndërsa ulëset e mbetura u takojnë partive të tjera dhe përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë: Nga KDTP, ulëse kanë siguruar Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi. Nenad Rashiq nga Za Slobodu Pravdu i Opstanak. Nga Koalicioni VAKAT, Rasim Demiri.
Emilja Rexhepi nga NDS’ja.
Elbert Krasniqi nga IRDK’ja.
Duda Balje nga SDU.
Veton Berisha nga PLE.
Artan Asllani nga PSA.
Adem Hoxha nga JGP.
Erxhan Galushi nga LPRK.
Me përfundimin e këtij procesi, pritet që KQZ së shpejti të bëjë edhe certifikimin zyrtar të rezultateve zgjedhore./Epoka e re/.


























