
Përfundon rrugëtimi i Shqipërisë në “Euro 2024”
24 qershor 2024
| 22:58
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është eliminuar nga Kampionati Evropian, por me kokën lartë pasi ka pasur paraqitje të mira në grupin e “ferrit” ku ishin Spanja, Italia dhe Kroacia.
Në tri ndeshjet e zhvilluara, kuqezinjtë patën përformacë të mirë dhe arritën të nxjerrin barazim ndaj Kroacisë.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, Shqipëria pësoi humbje nga Spanja me rezultat 0-1.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Ferran Torres, në minutën e 13-të. Djelmoshatt kuqezi që drejtohen nga Sylvinho nuk arritën dot të përmbysin rezultatin duke e mbyllur në mënyrë më të keqe të mundshme aventurën në Gjermani, pavarësisht se porta spanjolle u kërcënua disa herë nga Asllani e Armando Broja.
/Epoka e re/