Përfundon seanca në Hagë, vazhdon nesër

09 shkurt 2026 | 17:29

Ka përfunduar për sot (e hënë) seanca gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë. Ajo do të vazhdojë nesër (e martë).

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka paraqitur fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor ku ka kërkuar që të dënohen me nga 45 vjet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kjo kërkesë ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Kërkesa për dënimin e liderëve të UÇK-së është vlerësuar si skandaloze dhe politike.

ZPS-ja ka thënë se nesër (e martë) i duhen me pak se dy orë kohë për ta përmbyllur fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor. Pas ZPS-së, fjalën do ta ketë mbrojtësi i viktimave dhe pastaj për të vazhduar me mbrojtjen e liderëve të UÇK-së.

Të drejtën për fjalën përfundimtare do ta kenë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Partisë Laburiste Skoceze, Anas Sarwar, i ka bërë…