Përfundon seanca, s’ka kuorum për rezolutën mbi personat me nevoja të veçanta

03 dhjetor 2020 | 18:38

Ka përfunduar debati parlamentar i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për personat me nevoja të veçanta.

Edhe pse gjatë tërë ditës deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë diskutuar dhe replikuar lidhur me këtë çështje,por  kur erdhi puna tek votimi i rezolutës së iniciuesit të debatit, deputetit Fetah Rudi, s’kishte kuorum të mjaftueshëm, pasi, vetëm tridhjetë deputetë kanë qenë në sallë, kjo ka pamundësuar të hidhet në votim në seancën e sotme.

Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci bëri të ditur se e njëjta do të hidhet në votim nesër, pas seancës së jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. “Në mungesë të kuorumit për votim nesër pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshëm menjëherë do të hidhet për votim edhe kjo projekt-rezolutë”, u shpreh ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wolfsburgu ka konfirmuar përmes “Facebook”-ut se Admir Mehmedi ka pësuar…