
Përfundon sezoni për Kumbullën
29 mars 2021
| 17:26
Sezoni është i mbyllur për Marash Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar u është nënshtruar të gjitha vizitave mjekësore pas dëmtimit në grumbullimin e kombëtares kuqezi që kanë evidentuar një dëmtim të meniskut të jashtëm.
Shkodrani do të duhet të qëndrojë tre muaj jashtë fushave të lojës, duke mbyllur para kohë sezonin. Mbrojtësi i Romës u dëmtua tri ditë më parë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Andorrës.
“Ndodhi në pjesën e dytë. Ndjeva diçka, po isha i nxehtë dhe arrita ta mbyllja ndeshjen. Më pas në stërvitje ndjeva dhimbje”, deklaroi mbrojtësi në Fiumicino.