 
                    Përfundon sezoni për Malokun
                15 janar 2019
                |  10:33
            
        Ka përfunduar sezoni për portierin Faton Maloku, i cili në këtë sezon ka pasur pak minuta, vetëm dy ndeshje si titullar në kampionat.
Dëmtimi që pësoi ish-reprezentuesi i Kosovës pak ditë më parë në fazën përgatitore në Turqi është më i rëndë sesa parashikohej dhe Maloku do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni në tendinë, ndërhyrje që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për 4 deri në 5 muaj, çfarë do të thotë se ky sezon ka përfunduar përpara.
Vendin e tij në skuadër si zëvendësues i Frashërit do ta marrë i riu Jetmir Basha i cili mbron portën e Kukësit B.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        