Përfundon sezoni për Pogban

22 prill 2022 | 13:58

Mesfushori Paul Pogba e ka humbur sezonin me Manchester United pas një lëndimi të marrë në ndeshjen ndaj Liverpoolit. Lajmin është bërë i ditur nga “B/R Sport”.

Mungesa e Pogbas do të ndihet shumë, veçanërisht në ndeshjen ndaj Arsenalit në kuadër të Premier Ligës.  Ndeshja ndaj Liverpoolit mund të jetë e fundit për francezin me “Djajtë e Kuqë”, i cili pritet të largohet nga “Old Trafford” në fund të sezonit. Kontrata e 28-vjeçarit skadon pikërisht në verën e këtij viti, me palët që nuk janë të interesuara për vazhdim të bashkëpunimit.

Futbollisti u transferua te Manchester United nga Juventusi për shumën e 105 milionë eurove në vitin 2016. Gjatë kësaj kohe ai fitoi trofe si FA Cup dhe Evropa Ligën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja…