Përfundon sezoni për Silvan

02 maj 2019 | 13:45

Pas disfatës së radhës me Montpellierin, kampionët e PSG pësojnë një tjetër humbje. Është kapiteni Thiago Silva i cili duket se ka mbyllur para kohe sezonin për probleme fizike.

34-vjeçari ka dëmtuar meniskun e gjurit në sfidën me Lille, çka e detyron t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të cilën ende nuk ka vendosur.

Edhe në rast se do të zgjedhë kurë intensive për dëmtimin, mbrojtësi Thiago Silva nuk do të jetë në dispozicion të Tuchelit deri në fundin e sezonit që mbyllet më 25 maj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo të enjte kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi…