
Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale (video)
02 tetor 2025
| 15:21
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur shtypja e fletëvotimeve të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025 dhe gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë.
Shtypja e fletëvotimeve është bërë në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë, nën mbikëqyrjen e anëtarëve të KQZ-së dhe stafit të sekretariatit të KQZ-së.