
Përfundon takimi, Kurti dhe Krasniqi s’arrijnë marrëveshje
01 maj 2025
| 09:43
Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, pak para vazhdimit të seancës konstituive.
Pas takimit, Krasniqi konfirmoi se nuk është arritur ndonjë marrëveshje politike mes palëve. Ai theksoi se gjatë diskutimit i ka kërkuar Kurtit që të ndryshojë kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit, me qëllim të tejkalimit të bllokadës institucionale.