
Përfundon takimi, Kurti: Në javën e fundit të korrikut duhet ta kemi konstituimin e Kuvendit
Takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka përfunduar pas më shumë se dy orësh.
Në një deklaratë për medie, Kurti ka theksuar se në javën e fundit të korrikut duhet që ta kemi konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Ai ka thënë se me Osmanin diskutuan gjerë e gjatë, përmenden të gjitha elementet përbërëse.
“Tash presidentja ka takim edhe me përfaqësuesit e [partive të tjera dhe në fund do të shohim sa kemi bërë përparim. Unë besoj se duhet t’u japim shancë edhe takimeve të tjera dhe të shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë. Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit me konsultime të dendura konstruktive dhe gjithashtu me idenë e konsensusit apo progresit ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë në formimin e qeverisë së re që i përgjigjet Kuvendit të ri të Republikës”, ka thënë Kurti