Përfundon takimi Lajçak-Mustafa: Marrëveshja përfundimtare temë diskutimi

15 tetor 2020 | 10:06

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku kryetari Mustafa shprehu qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë proces.

Kryetari Mustafa theksoi rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjellë.

Ai vlerëson se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Listës së shteteve, banorët e së cilave nuk mund të…