Përfundon trajnimi dyjavor i zyrtarëve korrektues

11 maj 2019 | 18:35
Sot në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve ICMTC në Canon City-Colorado të SHBA-së, grupi i deleguar nga SHKK, ka përfunduar trajnimin dyjavor me temën “Inteligjenca e Burgjeve” .
Ky trajnim u mbajt si rezultat i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet SHKK-së dhe International Narcotics and Law (INL-së) për trajnimin e stafit korrektues dhe ka për qëllim avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Shërbimi Korrektues i Kosovës është çdoherë falënderues ndaj SHBA-së, ICMTC-së, për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të jap në profesionalizimin më modern të kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur…