Përfundon trajnimi për turizëm në Kamenicë

03 shkurt 2020 | 15:28

Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë në vazhdën e aktiviteteve të saj ka vazhduar të mbështesë projektin e organizatës joqeveritare “Proactive” me të cilën kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Në kuadër të projektit “Rikthimi i prosperitetit përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore” më 1 dhe 2 shkurt është mbajtur moduli i katërt dhe njëkohësisht i fundit i trajnimit për turizëm.

Trajnimi është mbajtur nga profesori Idriz Kovaçi dhe profesoresha Alberta Tahiri, ku janë trajtuar tema të ndryshme si: raste studimi nëpër botë rreth turizmit dhe zhvillimi i planit të biznesit.

Po ashtu është bërë një vizitë në Roganë te familja e Xhevdet dhe Nexhmije Kallaba – “Kallabaguesthouse”, të cilët tash e një kohë merren me turizëm.

Kallaba ka treguar se si ai i organizon guidat turistike, sidomos për gjermano-folësit. Ai ka thënë se turistët vijnë me shumë paragjykime për shqiptarët por kur preken nga mikpritja në Kosovë ndahen shumë të kënaqur.

Njëkohësisht në kuadër të këtij trajnimi është bërë edhe certifikimi i kandidatëve në ambientet e njërit nga fshatrat e përzgjedhur për turizëm rural, në fshatin Tugjec te “Kulla”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në…