Përfundon tryeza e LDK-së, s’ka konsensus për zgjedhje të reja
                25 prill 2018
                |  16:30
            
        Ka përfunduar tryeza me partitë politike e cila është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Në këtë tryezë nuk është arritur konsensusi që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Gjatë kësaj tryeze në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive është diskutuar nevoja për reformë zgjedhore dhe për konsensus për dialogun me Serbinë.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        