Përgatitjet për Haxh, BIK-u del me njoftim për nisjet e para

15 maj 2025 | 13:13

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka mbajtur sot një mbledhje, ku është diskutuar për raportin e aktiviteteve të realizuara gjatë muajit Ramazan 2025 në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe për parapërgatitjet e Haxhit 2025.

Në njoftimin e BIK-ut është thënë  se besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj.

“Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për Haxhin 2025 dhe për nisjen e haxhilerëve drejt vendeve të shenjta. Me lejen e Zotit, besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj 2025”, ka njoftuar BIK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krerët e partive opozitare tashmë kanë arritur në objektin e…