Përgatitjet për ushtrimin ‘Defender 2025’, Ambasada amerikane me njoftim për vizitën e gjeneralit Osborn në Kosovë

18 prill 2025 | 15:25

Gjenerali amerikan nga Garda e Iowas, Stephen Osborn, gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë ku edhe ka zhvilluar disa takime.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Osborn është takuar edhe me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, me të cilin kanë diskutuar edhe për pjesëmarrjen e FSK-së dhe përgatitjet për ushtrimin “Defender Europe”.

“Vizita përforcoi partneritetin 14 vjeçar ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, pasi të dyja forcat vazhdojnë të punojnë krah për krah në mbështetje të tranzicionit të FSK-së në një forcë të mbrojtjes territoriale dhe një të ardhme më të sigurt”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka…