Përgjegjësitë për fajet e pa bëra

13 nëntor 2020 | 10:22

Shkruan: Faton Mehmetaj- 

Gjykatat serbe organizuan pothuajse 2,000 gjyqe të padrejta kundër shqiptarëve të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000, duke shkelur të drejtat e tyre dhe duke përdorur teknikat më diskredituese për t’i dënuar ata.

Në ato gjykata, prej vitit 1998 deri në vitin 2000, u dënuan në mënyrë të padrejt, pa as më të voglën dëshmi 1,874 shqiptar të Kosovës. Pjesa dërmuese e këtyre të burgosurve ishin të pandehur të cilët u transferuan në burgjet e Serbisë pas përfundfimit të luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999.

Gjatë trajtimit të këtyre të burgosurve u përdorën masa shumë drastike, dhunë e paparë dhe metoda jo njerëzore. Gjatë hetuesisë dhe marrjes në pyetje, ndaj këtyre të burgosurve, janë shkelur të gjitha dispozitat ligjore të parapara me ligjet e Serbisë për trajtimin e të burgosurve nën hetime.

Këta të burgosur shqiptar u përdoren për ekspermente në vend të minjëve. Shumica prej tyre, kush ka shpëtuar i panë më sytë e tyre nëntë rrathët e ferrit të Dantes. Kurse disa prej këtyre të burgosurve vdiqen gjatë torturave.

Në mesin e këtyre të burgosurve ka edhe të atillë që i mbijetuan keti ferri. Mirpo dëshmitë e këtyre njerëzve janë të pavlefshme vetëm pse janë shqiptarë, dhe Evropa për hatër të Serbisë i ka mbyllur sytë dhe nuk po ka dëshirë me e shiquar anën e vërtetë të medaljes se kush janë kryesit e krimeve në Kosovë dhe në të gjitha hapësirat e ish-Jugosllavisë. Organet e drejtësisë, në Kosovë dhe Serbi, e dinë mirë se të masakruarit shqiptar që janë gjetur në varrezat masive të Batajnicës, disave prej tyre u kanë munguar organet e brendëshme.

Për t’ju kundërvënë këtij fakti, Serbia pagoi me shuma të mëdha senatorin Dick Marty për ta tërhequr vëmendjen e opinionit në diçka tjeter analoge me ngjarjen që kishte ndodhur me të masakruarit shqiptarë në Batajnicë. Ky fakt nuk u kundërshtua aq fuqishëm nga ana jonë, sepse secili e dinte se ky raport nuk përkon me asgjë që ndërlidhet me realitetin, prandaj edhe u hodh poshtë pasi Serbia pretendonte se e kishte arritë qëllimin. Me të njëjtat qëllime Serbia e kishte organizuar fushatën propaganduese të kinse tërheqjës së njohjeve të disa shteteve ndaj Kosovës.

Po ashtu Serbia për të blerë kohë dhe për të krijuar një opinion ndryshe, pasi Kosova e Shpalli Pavarsinë e vet, Serbia e paditi Kosovën në GJND, lidhur më pretendimet e saj se shpallja e pavarsisë së Kosovës ishte e paligjshme ndërkombëtarisht.

Mirëpo GJND-ja pasi e kishte vlerësuar gjendjen në terren, kishte vendosur në favor të Kosovës. Plani i Serbisë, Rusisë dhe shteteve mike të tyre në Evropë e Ballkan më krjimin e Gjykatës Speciale, nuk është dënimi i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve të arrestuar nga kjo gjykatë. Qëllimi i Serbisë është që ta shpallë UÇK-n organizatë “terroriste” dhe “kriminale”, dhe pastaj, të ngre akuza kundër NATO-së, më pretekst se e ka ndihmuar një organizatë “terroriste” dhe “kriminale” duke bërë një veprim ilegjitim.

Përmes kësaj goditjeje, Serbia është duke pretenduar ta delegjitimoj edhe pavarsinë e Kosovës, duke e përdorur edhe autoritetin e shteteve mike për presione ndërkombëtare. Kjo është e vërteta për Gjykatën Speciale. Për këtë arsye, Gjykata Speciale është një etnike e fokusuar vetëm ndaj pjestarëve të UÇK-së. Një padrejtësi e tillë nuk ka ndodhur me as një shoqëri njerëzore, madje as në kohërat më të errëta të njerëzimit. Për këtë arsye, Evropa dhe Bota po bëhën të shurdhëra dhe nuk po i dëgjojnë intervistat e shqiptarëve që kanë qenë në burgjet e Serbisë dhe i mbijetuan nëntë rrathët e ferrit të Dantes. Apo dëshmitë e atyre që kanë pasë fatin e madhë të shpëtojnë nga masakrat e kryera nga të përgëdhelurit e Evropës.

Jo pak prokuror, gjykatës, hetues, komandant të ushtrisë e policisë serbe por edhe kryes të këtyre krimeve, vazhduan punën edhe pse u identifikuan si kryes të këtyre krimeve edhe shumë e shumë vite më pas, e ka të tillë që e vazhdojnë punën e funksionet e tyre zyrtare edhe sot e kësaj dite. Vlenë të ceket se shumica e hetuesëve dhe gjyqëtarëve të këtyre proceseve që bënë eksperimente me shqiptarë në burgjet e Serbisë, sikur më minjë, nën tortura të papara, përpunuan njerëz dhe u nxorën deklarata të shumta për ta akuzuar UÇK-në.

Në rastin konkret, Serbia ka mobilizuar gjithë spektrin politik, diplomatik e të sigurisë, por edhe përkrahjen e shteteve mike, për të bërë presion tek Evropa, që ti dënoi shqiptarët e Kosovës, me pretekst që ta kriminalizon luftën Çlirimtare të tyre. Serbia është e vetëdijëshme se kët nuk do ta arrin kurrë, por përpjekjet e saj janë të vazhdueshme për të arritur tek qëllimi. Dhe në këtë përpjekje ajo e ka dëmtuar Kosovën dhe imazhin e saj. Lufta e UÇK-së është pa as një njollë, dhe kurr askush nuk do të mund ta sigurojë as një fakt të vetëm për ta inkriminuar UÇK-në në krime.


Në analet e historisë moderne botërore, Ushtria Çlirimtare e Kosovës vlerësohet si projekti më i suksesshëm politiko-ushtarak. E vetmja armë që është përdorur kundër UÇK-së, janë trillimet, mashtrimet dhe falsifikimet. Lidhur më këtë  gjatë viteve 1996 dhe 1997, prokurorët e qarkut në Kosovë filluan të ngritin një numër të madh akuzash për terrorizëm dhe krime të tjera lidhur me shqiptarët etnikë. Ata u akuzuan, ndër të tjera, për organizim, të bandave terroriste, sulme ndaj policisë, ushtrisë dhe civilëve dhe se po punonin drejt shkëputjës së dhunëshme të Kosovës nga Serbia dhe Republika Federale e Jugosllavisë edhe pse jugosllavi nuk kishte mbetur fare.

Edhe pasi u largua Serbia nga Kosova në qershor të vitit 1999, shqiptarët e Kosovës që ndiqeshin penalisht u vendosën në burgje të Serbisë dhe gjykimet e tyre vazhduan para gjykatave serbe. Gjykatat e Serbisë në bashkëpunim edhe me shërbimet serbe krijuan pretekste për t’i injoruar pretendimet e shqiptarëve të Kosovës të arrestuar se ata po trajtoheshin në mënyrë çnjerzore. Ata i shkatrruan dëshmitë, i shantazhuan dhe kërcënuan njerëzit që të mos flasin. Edhe përkundër gjithë kësaj, bota demokratike po të dëshironte të dinte për të vërtetën, do ta zbulonte enigmën e krijuar nga Serbia për rrëmbimin e pavarsisë së Kosovës dhe rikthimin e saj në Kosovë.

Prandaj Hashim Thaçi më bashkëluftëtar është ndaluar nga Gjykata Speciale si peng politik dhe ngarkohët më përgjegjësi për fajet e pabëra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka mbajtur…