
Përgjimet e reja të Bllacës: ”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët”
itoron aty edhe thotë jo s’ka asgjë aty. S’kam kurrfarë sigurie për jetën time. Sot jam gjallë, nesër muj me vdek. I thom mirë çoma letrën unë e çoj të hënën edhe kur ta ndërprej tash lidhjen me ty menjëherë do ta thërras Gjinoviqin, edhe i them edhe njëherë të hënën në ora 09:00 me ma dërgu dokumentin të Rado Saljeviqi. Pse kërkoj ndihmë prej këtij, për shkak se viktimat janë nga pala serbe a e kupton? Për këtë arsye unë kërkoj që dikush brenda ndonjë njeri brenda, a e ke pa dokumentin unë e kom çu te Mirkoviqi, ka dikush brenda në EULEX që don me m’blloku, nuk po du me të gënjy.
Bisedat mes Bllacës dhe Gjinoviqit janë të shumta. Në to, dallohen kujdesi në komunikim dhe përdorimi i kodeve, ndërsa Bllaca premton dërgimin e dokumenteve me email te prokurori Kujtim Shehu. Në një bisedë tjetër, Gjina i kërkon që mos të flasin në telefon për çështje të ndjeshme, por të shkëmbejnë të gjitha informatat përmes emailit.
Gjina: Gjallë jemi te dy, edhe unë edhe ti, edhe pse dojnë me na pa të vdekur.
Bllaca: E din që kam punu dy vjet me këtë landën, e din ti.
Gjina: E di.
Bllaca: Po e din ti mirë. Tash Alleni ka kry punë, ai miku yt.
Gjina: Bravo, bravo. A të kam thanë?
Bllaca: Mirëpo, tash ka dalë një guri i madh.
Gjina: Ani shkrujëm, mos të folim kështu në telefon. Shkrumi.
Bllaca: Ani mirë. T’i shkruj të gjitha. Po, a e din cili është çelësi? Ai miku yt sipër. E din ti cili është ai.
Gjina: Po, po e di. Krejt, shkrumi të gjitha këto. Mirëpo, dëgjo. Shkruje një email ku mundesh me mi çu direkt. A don me shkru në shqip?
Bllaca: Po, po në shqip.
Gjina: Atëherë, çoma me email. Ai miku i merr, i përkthen edhe mi çon.
Bllaca: Atëherë, mirë. Edhe ti prej të hanës duhesh me dhezë motorrin.
Gjina: Të thërras unë të hanën. Tung, tung. Shihemi./RTV Dukagjini/