Përhapje e madhe e Covidit në Gjermani, rritet edhe numri i viktimave

29 tetor 2020 | 08:11

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 89 të vdekur nga koronavirusi dhe një numër rekord i infeksioneve. Një ditë më parë u regjistruan 85 viktima.

Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në mbi 10 272.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 16 774 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 481 mijë. Rekordi i mëparshëm u shënua dje me 14 964 raste për 24 orë.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Bruksel do të vazhdojë dialogu në mes të…