
Përhapje e madhe e Covidit në Indi
17 shtator 2020
| 08:25
India ka regjistruar 97 894 raste të reja të koronavirusit të enjten, e që është numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë. Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 5.1 milionë, ndërsa shifra e viktimave ka arritur në mbi 83 mijë. Në disa nga rajonet më të mëdha të Indisë si Maharashtra, Gujarat dhe Uttar Pradesh, kërkesa për oksigjen është trefishuar, njoftuan mjekët dhe zyrtarët qeveritarë, duke nxitur thirrje urgjente për ndihmë, shkruan “The Guardian”.