“Përjashtohen” papritur nga Tik-Tok llogaria e përbashkët e Kim Kardashian dhe vajzës së saj North West

13 prill 2023 | 12:14

Llogaria e përbashkët e TikTok e Kim Kardashian dhe vajzës së saj North West u ndalua në mënyrë misterioze në aplikacion.

Ylli i reality-show është mjaft aktive në rrjetet sociale. Herë pas here, Kim ndan me miliona ndjekësit e saj pamje nga jeta personale dhe profesionale në platforma si Instagram dhe TikTok.

Madje, ajo ka realizuar shumë videon në Tik-Tok me të bijën, North West. Mirëpo, pezullimi i papritur i llogarisë i bëri njerëzit të mendojnë se këtu ka gisht Kanye West!

Kur dikush kërkon llogarinë në platformë, ajo nuk shfaqet. Kërkimi i llogarisë në Google thotë se faqja “Nuk mund ta gjejë këtë llogari”. Nga ana tjetër, nëse llogaria kërkohet në aplikacionin TikTok, tregon se llogaria është pezulluar.

Kjo nuk është hera e parë që llogaria vjen në qendër të vëmendjes. Në të kaluarën, Kanye West kishte bërë të ditur se nuk e aprovonte që vajza e tij North West të kishte prezencë dhe të ishte aktive në platformë.

Nga ana tjetër, as Kim dhe as rrjeti social Tik Tok s’kanë dhënë asnjë shpjegim.

JUST IN: North West and Kim Kardashian’s TikTok account has been banned‼️? pic.twitter.com/9gspdW0eD1

RapTV (@Rap) April 6, 2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luiz Ejlli, këngëtar me një karrierë të suksesshme në muzikë,…