Përkeqësohet gjendja me Covid në Gjermani

07 tetor 2020 | 08:41

 

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” në Gjermani ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 16 të vdekur nga koronavirusi. Një ditë më parë u regjistruan 12 raste të tilla. Numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9 562, shkruan “The Guardian”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 2 828 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 306 086. Një ditë më parë u regjistruan 2 639 raste.

Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera. Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti Shkëlzen Gashi ka një varg kritikash në lidhje me…