PËRKUJTIM / ISUF (Musë) BERISHA

24 dhjetor 2020 | 15:51

Pesë muaj pa më të dashurin tonë

PËRKUJTIM / ISUF (Musë) BERISHA

03.09.1966 – 25.07.2020

Kanë kaluar ditë dhe sot, më 25.12.2020, u bënë pesë muaj që ti më i shtrenjti Babai ynë u largove nga kjo jetë, ne ndiejmë boshllëk në zemër dhe një mall që asnjëherë nuk do të mbushet! Shpirti yt iku në paqe i mbuluar me të bardhë, siç e pate shpirtin. Vështirë qenka të humbasësh shtyllën e familjes, shokun e jetës i cili asnjëherë nuk u përkul dhe se kurseu vetën me sfidat që na ballafaqoi jeta. Durove dhe përballove sfida të mëdha në jetë, ashtu edhe u largove nga kjo jetë plotë forcë e krenari, vetëm që ne të mos mërzitemi!

Të qoftë dheu i lehtë i asaj bote i zbukuruar me lulet më të bukura të parajsës! E përkujtojnë me shumë mall e krenari: Bashkëshortja: Servetja, vajza: Rrezarta, djemtë: Rifati dhe Musa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot…