Përkujtim për luftëtarin e lirisë, Hasan Hoti – Cani

11 prill 2026 | 23:27

Në vigjilje të manifestimit “Ditët e Shqipes 2026”, që përkon me përkujtimin e betejës së lavdishme të Koshares dhe rënies heroike të Agim Ramadanit, Sali Çekajt dhe shumë luftëtarëve të tjerë të lirisë, kësaj feste i mungon fizikisht një figurë e dashur për të gjithë: Hasan Hoti – Cani.

I njohur me përkëdhelinë “Cani i nanës Xhufë”, ai nuk ishte vetëm një luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe një simbol i bashkimit dhe përkushtimit në çdo përvjetor të 9 prillit në Koshare.

Cani kujtohet si një njeri i ngrohtë dhe i afërt me të gjithë, një trim i rrallë që i dha shumë vendit të tij, një mikpritës bujar dhe mbi të gjitha një atdhetar që Kosovën e vendoste mbi çdo interes personal.

Edhe pse u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme gjatë pandemisë, kujtimi për të mbetet i gjallë ndër bashkëluftëtarë, familjarë dhe gjithë ata që e njohën.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Canin, luftëtarin që jetoi me nder dhe e deshi lirinë deri në frymën e fundit. Lavdi shokëve të tij dëshmorë dhe respekt për veprën e tij patriotike”, thuhet në përkujtimin e bërë nga bashkëfshatari i tij dhe ish-ushtari i UÇK-së, veterani Kujtim Hoti nga Ratkoci i Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 12 prill zhvillohen në Hungari zgjedhjet parlamentare më të…