Përkujtimi i Holokaustit, ministri izraelit falënderon Artan Nimanin

27 janar 2022 | 16:47

Ministri i Çështjeve të Diasporës, Nachman Shai ka përshëndetur Artan Nimanin, në emër të Qeverisë së Jerusalemit me rastin e organizimit të ceromisë për ndër të shënimit të ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit.

Shai ka falënderuar veçanërisht Artan Nimani, rektorin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë i cili ka organizuar këtë ceremoni me sloganin “We Remember”, “Ne Kujtojmë”.

“I shprehi vlerësim dhe falënderim Qeverisë së Kosovës paçi fat”, tha ai.

Kujtojmë se sot me 27 janar shënohet dita e Kujtesës së Holokaustit të popullit hebraik e të çdo gjenocidi tjetër. Kremtimi i Ditës së Kujtesës, kushtuar viktimave të Holokaustit, sulmit shfarosës të nazistëve kundër hebrenjve. Kujtesa e kësaj tragjedie katastrofike, sot tingëllon si qortim për të kaluarën, në shërbim të së ardhmes, për të mos u përsëritur kurrë më tmerret, që pësoi njerëzimi jo shumë vjet më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6…