Përkujtohen dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala

07 prill 2021 | 14:17

Më rastin e shënimit të 22-vjetorit të rënies së dëshmorëve Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij, gjeneral Xhevahir Gecin, pjesëtarët e FSK-së, familjarët e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë homazhe pranë vendit ku prehen dëshmorët në varrezat e dëshmorëve në Abri.

Kryetari Lladrovci gjatë homazheve ka theksuar se jeta dhe vepra e tyre heroike, është dhe do të jetë mesazh për brezat e tashëm dhe ata që do të vinë se sa e çmuar është liria dhe sa duhet atdheu.

Ai ka thënë se sakrifica e dëshmorëve është pjesa më e ndritur e historisë tonë, të cilën ne e kujtomë me nderim të thellë e të sinqertë, ashtu siç kujtojmë brezat e tërë që u sakrifikuan për lirinë tonë.

May be an image of one or more people, people standing, outdoors and monument

“Sot, u përkulem me nderim, para jetës dhe veprës së tyre atdhetare, e cila mbetet udhëzuese për punën tonë të çdo ditshme, përkushtimin dhe angazhimin për fuqizimin e shtetit, zbatimin e ligjit dhe barazisë para ligjit. I përhershëm është kujtimi për dëshmorët Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besarta Tahir Hyseni nga Peja, shpall të pavlefshme dëftesan e…