Përkujtohen sot 118 të burgosurit e vrarë në masakrën në Burgun e Dubrave

22 maj 2025 | 08:09

Sot, me fillim nga ora 11:00, do të bëhen homazhe në Burgun e Dubravës në nderim të 118 të burgosurve të vrarë, mbi 300 të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së ndodhur 26 vjet më parë, gjatë datave 19-24 maj 1999.

Në këtë ceremoni përkujtimore pritet të marrin pjesë ish-të burgosur, familjarë të viktimave dhe të mbijetuarve, si dhe qytetarë të interesuar për të nderuar kujtimin e atyre që humbën jetën në njërën nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë.

Hyrja në hapësirën e Burgut të Dubravës do të jetë e mundur nga ora 10:30.

Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore për të mos harruar historinë dhe për të nderuar qëndresën dhe sakrificën e të burgosurve shqiptarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qëllimi i Izraelit mbetet të marrë kontrollin në të gjithë…