Përkujtohet 23-vjetori i masakrës së Burimit

31 mars 2022 | 12:29

Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Malishevës sot është shënuar 23-vjetori i masakrës së Burimit.

23 vite më parë forcat ushtarake dhe policore të Serbisë kryen masakrën më të madhe në Komunën e Malishevës, e që njihet si masakra e Burimit, ku u vranë dhe më pas u masakruan 42 civilë, kryesisht nga fshatrat Astrazup dhe Dragobil, si dhe tre qytetarë të Komunës së Suharekës, të cilët ishin të strehuar me familjet e tyre në fshatin Dragobil.

Për të përkujtuar këtë masakër është mbajtur një mbledhje përkujtimore në Asamblenë Komunale.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në një fjalë rasti të kësaj mbledhje përkujtimore tha se “forcat ushtarake policore serbe në pamundësi që të shpartallonin UÇK- në, në shumë fshatra dhe qytete të Kosovës, kryen një gjenocid të rëndë ndaj popullatës së pafajshme civile, dhe një ndër masakrat më të rënda që u kryen ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare ishte edhe Masakra e Burimit, ku forcat serbe nuk u kursyen, duke bërë masakër në fëmijë, të moshuar, të hendikepuar e persona me nevoja të veçanta”.

May be an image of 8 people, people sitting, people standing and indoor

Ai ka thënë se fatkeqësisht për këtë masakër deri më sot nuk është dënuar asnjë kryes i këtij krimi të rëndë dhe asnjë urdhërdhënës për vrasjen.

“Familjarët kërkojnë drejtësi dhe në funksion të kësaj, si kryetar i Komunës së Malishevës do të jem në krye të përgjegjësisë, për të shfrytëzuar të gjithë mekanizmat e duhur institucional, që të kërkojmë që rasti i masakrës së Burimit të ndriçohet dhe autorët e këtij krimi të dënohen”, ka thënë Kastrati.
Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e tij përkujtuese u shpreh, se “në këtë përkujtim pas 23 viteve, kujtojmë më të dashurit tanë dhe bashkëqytetarët, që me jetën dhe gjakun e tyre, sollën lirinë e Kosovës, prandaj ju përulemi dhe i nderojmë përherë të rënët e kësaj masakre’”, ka thënë ai.

Në emër të familjeve të të rënëve ka folur Adem Morina.

May be an image of 2 people, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën…