Përkujtohet 36-vjetori i Masakrës së Malishevës

30 janar 2026 | 12:46

Në 36-vjetorin e Masakrës së Malishevës, sot u përkujtua me nderim dhe respekt vrasja e dy qytetarëve të kësaj komune, Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, si dhe plagosja e dhjetëra qytetarëve të tjerë gjatë ngjarjeve tragjike të 30 janarit 1990. Me këtë rast, u mbajtën homazhe pranë varrezave të dy dëshmorëve, duke kujtuar një nga ngjarjet më të rënda dhe më të dhimbshme në historinë e Malishevës. Në homazhe morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkëpunëtorë të tij, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fatmir Ademaj, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë. Në fjalimet përkujtimore u theksua se 30 janari i vitit 1990 shënon një ditë të zezë për Malishevën, kur protestat paqësore të qytetarëve shqiptarë u shtypën me dhunë nga pushteti i atëhershëm, duke lënë pas të vrarë, të plagosur dhe shumë qytetarë të maltretuar. Kryetari Kastrati theksoi se kjo ngjarje, përveç dhimbjes së madhe, përfaqëson edhe krenari për Malishevën, pasi për herë të parë reagimi institucional ndaj masakrës u artikulua zyrtarisht, madje edhe në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës. Ai shtoi se Komuna e Malishevës do të vazhdojë të nderojë dëshmorët dhe të ruajë gjallë kujtesën për sakrificat e viteve ’90, të cilat kulmuan me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. \Bleona Potoku\

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në numrin e madh të ministrave tanimë në detyrë nga…