
Përkujtohet Avni Ahmeti
Një vit pa më të dashurin tonë

Avni Ahmeti
20.06.1974-27.04.2020
(Ish-ushtar e invalid i UÇK-së, i mbijetuar i masakrës së Dubravës)
Vështirë qenka të shkruajmë përkujtimin për ty. U bë një vit pa ty me dhimbje në zemër e lot në sy. Ikën ditët e muajt e u bë viti por mërzia veç sa vjen e shtohet. Sa shumë po na mungon o babi jonë i dashur. Pa ty as jeta s’më duket si ka kuptim, na iku lumturia që dikur e kishim. Mburremi që të patëm baba dhe bashkëshort se meritat tua mbeten çdo kund. Ti gjithmonë do te jesh ne zemrat tonë të plagosura. Sa e shkurtër qenka jeta, se gjithmonë e menduam një jetë më të mirë. Por ja ky qenka fati. Sa shumë sakrificën e bëre për lirinë e Kosovës, ushtar u UÇK-së, nëpër burgjet e Serbisë, i plagosur shkove në atë botë, me plumbat e shkaut në trup të cilat i more në burgun e Dubravës, por zoti atëherë të shpëtoi, ndërsa sot nuk ta fali jetën ta gëzosh lirinë, së bashku me familjen tënde.
Të kujtojmë gjithmonë me mall dhe dashuri: bashkëshortja Hata e djemtë Rilindi e Ari.