Përkujtohet heroi Ismet Asllani, Vitia: Ai do të mbetet përherë i gjallë në kujtesën tonë (video)

24 mars 2026 | 16:52

Të martën është përkujtuar heroi Ismet H. Asllani në 27-vjetorin e rënies së tij.

Me këtë rast, udhëheqësi i Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së në Komunën e Prishtinës, Sylë Vitia, ka thënë se “heroi Ismet H. Asllani do të mbetet përherë i gjallë në kujtesën tonë dhe në ndërgjegjen e brezave që do të vijnë”.

“Sot, në 27-vjetorin e rënies heroike të Ismet H. Asllanit, në fshatin e tij të lindjes, në Prapashticë, në emër të kryeqytetit, të kryetarit Perparim Rama dhe të Sektorit të UÇK-së, së bashku me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica si dhe me bashkëluftëtarë, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh pranë varrit të heroit. Me përulësi dhe respekt, kujtuam sakrificën e tij të madhe dhe kontributin e çmuar për lirinë e atdheut. Heroi Ismet H. Asllani do të mbetet përherë i gjallë në kujtesën tonë dhe në ndërgjegjen e brezave që do të vijnë. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Ismet H. Asllani!  Nderim dhe respekt i përjetshëm për familjen e tij!”, ka shkruar ai në “Facebook”, duke bashkangjitur edhe një video nga nderimet në Prapashticë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka…