Përkujtohet Komandant “Fatoni” në 27-vjetorin e rënies

07 shtator 2025 | 16:54

“Të hënën, më 08.09.2025, në 27-vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit dhe bashkëvendësit tonë, kujtojmë me respekt e krenari Heroin e Kombit, Driton Mujë Zeneli – Komandant “Fatoni”, thuhet në njoftimin e bashkëluftëtarit të tij Gjeneral Lahi Brahimaj.

Njoftim për përkujtim

Më 08.09.2025, në 27-vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit dhe bashkëvendësit tonë, kujtojmë me respekt dhe krenari Heroin e Kombit, Driton Mujë Zeneli – Komandant Fatoni.

Homazhet do të mbahen në ora 11:00

në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Shqiponjë (Jabllanicë), Komuna e Gjakovës.

Dritoni ishte ushtarak profesionist, kapiten aviacioni. Në Shqiponjë dhe ne Gllogjan ai përgatiti luftëtarët e rinj për betejat e mëdha. Siç e njihnin të gjithë me emrin Komandant Fatoni, ai la gjurmë të pashlyera në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Më 08.09.1998, në krye të detyrës dhe në vendlindjen e tij, ra heroikisht në pozicionet e Shqiponjës, nga ku fshati mori edhe emrin e sotëm – Shqiponjë.

Po ne ket dite  heroikisht ra edhe Xhevdet Hoti nga Jabllanica.

Lavdi e përjetshme Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi ka njoftuar se…