Përkujtohet martiri Gazmend Ibrahimi në Lagjen e Boshnjakëve

29 janar 2026 | 14:08

Kryetari i Komunës së Mirovicës, Faton Peci, së bashku me kyeministrin në detyrë Albin Kurti, sot bënë homazhe pranë pllakës përkujtimore në Lagjen e Boshnjakëve, në nderim të martirit Gazmend Ibrahimi, i cili u vra mizorisht nga bandat kriminale të Serbisë.

Pjesë e homazheve ishin edhe Nënkryetari i Komunës, z. Enis Osmani, deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtor të drejtorive komunale, si dhe familjarë e qytetarë të tjerë.

Në fjalën e tij, kryetari Faton Peci tha se Gazmend Ibrahimi është simbol i sakrificës dhe i qëndresës së shqiptarëve të veriut dhe se kujtimi për të na obligon të kërkojmë drejtësi.

“Gazmendi ishte me vëllanë e tij, Armendin, i cili i mbijetoi sulmit, por sot jeton me 17 plagë. Sistemi ndërkombëtar dhe ai vendor nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e këtij krimi”, theksoi Peci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania furnizuese me energji elektrike, KESCO, ka kërkuar rritje të…