Përleshje mes disa personave në Ferizaj (Video)

22 janar 2021 | 23:43

Disa persona janë rrahur mes vete para rreth orës 23:00 në Ferizaj.

Në një video të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihen kolona të veturave, disa prej të cilave janë të ndaluara dhe rreth tyre disa persona të cilët janë duke u përleshur.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Ferizaj, Emin Beqiri, i cili ka thënë se edhe viktimat edhe të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

” Po, ka ndodhur një përleshje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo të dyshuarit dhe viktimat janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk janë identifikuar”, ka thënë Beqiri.

Ai tha se kanë filluar hetimet dhe se janë duke u intervistuar dëshmitarët e këtij rasti./Sinjali

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka prezantuar…